Është caktuar masa e sigurisë kundër të pandehurve I.D.L dhe M.T për shkak të veprave penale Mashtrimi dhe Falsifikimi i dokumentit

Është caktuar masa e sigurisë  kundër të pandehurve I.D.L dhe M.T për shkak të veprave penale Mashtrimi dhe Falsifikimi i dokumentit

Prishtinë, 26 tetor 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë –Dega në Graçanicë, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve I.D.L dhe M.T, për shkak se në bashkryerje kanë kryer veprën penale Mashtrimi nga neni 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës si dhe e pandehura I.D.L edhe për shkak të veprës penale Falsifikimi i dokumentit nga neni 390 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve  I.D.L dhe M.T e ka refuzuar dhe të njëjtëve  iu  ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji secilit veç e veç.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.