Kryetarja e Gjykatës ka pritur në takim Drejtorin e Policisë Rajonale në Prishtinë, z. Fehmi Xhata

Kryetarja e Gjykatës ka pritur në takim  Drejtorin e Policisë Rajonale në Prishtinë, z. Fehmi Xhata

Prishtinë 25 tetor 2022 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj. Albina Shabani – Rama ka pritur në takim Drejtorin e Policisë Rajonale në Prishtinë z. Fehmi Xhata si dhe përfaqësues të tjerë të kësaj Drejtorie.

Kryetarja e Gjykatës Shabani – Rama fillimisht e ka falënderuar Drejtorin e Policisë Rajonale në Prishtinë, z.Xhata për angazhimin dhe bashkëpunimin e mirëfilltë me gjykatën, duke theksuar rëndësinë që ka Policia në ecurinë dhe efikasitetin e punës së gjykatës dhe premtoj gatishmërinë e gjyqtarëve dhe stafit administrativ që ky  bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmen, duke ofruar shërbime efikase dhe kualitative për qytetarët, me qëllim të rritjes së besimit në këto institucione.

Në anën tjetër edhe Drejtori i Policisë Rajonale në Prishtinë z. Xhata e njoftojë kryetaren Shabani – Rama për organizimin dhe funksionimin e Departamenteve të Policisë që ndërlidhen me punën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në këtë takim janë diskutuar çështje që ndërlidhen në punën e përditshme të gjykatës, duke filluar nga zbatimi i urdhëresave për sjellje të palëve në seanca gjyqësore, ekzekutimi i urdhëresave të ndryshme dhe siguria e objektit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.