Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth çështjeve të bashkëpunimit në mes të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe kësaj Agjencie.
Kryetarja e Gjykatës Albina Shabani Rama, shprehu gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin me Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, drejt çdo iniciative që ka për qëllim rritjen e transparencës dhe efikasitetit të gjyqësorit.