Prishtinë, 12 Shtator 2022 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani Rama ka pritur në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, z. Enver Krasniqi.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth çështjeve të bashkëpunimit në mes të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe kësaj Agjencie.

Kryetarja e Gjykatës Albina Shabani Rama, shprehu gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin me Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, drejt çdo iniciative që ka për qëllim rritjen e transparencës dhe efikasitetit të gjyqësorit.