I akuzuari A.B dënohet me dënim me burgim dhe dënim me gjobë për veprën penale Marrja e ryshfetit

I  akuzuari  A.B dënohet me dënim me burgim dhe dënim me gjobë për veprën penale  Marrja e ryshfetit

Prishtinë 28 korrik 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit A.B për shkak të veprës penale Marrja e ryshfetit nga neni 421 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas Aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

I akuzuari A.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 140 ditësh , i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, në dënimin e shqiptuar i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak, si dhe dënim me gjobë në shumë prej 12,000.00 (dymbëdhjetë mijë) euro, të cilën gjobë obligohet ta paguaj brenda afatit prej 6 (gjashtë) muaj, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Gjykata duke vepruar sipas nenit 59 dhe 63 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të akuzuarit A.B i shqipton dënim plotësues Ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike, në administratës publike ose shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vite.

Kundër  këtij aktgjykimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.