Kryetarja e Gjykatës Shabani – Rama ka pritur në takim gjeneratën e re të gjyqtarëve

Kryetarja e Gjykatës Shabani – Rama ka pritur në takim gjeneratën e re të gjyqtarëve

Prishtinë 12 korrik 2022 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani Rama ka pritur në takim gjyqtarët e rinjë të cilët janë dekretuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu.

Kryetarja e gjykatës Shabani – Rama ju uroi mirëseardhje gjyqtarëve duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me qëllim të forcimit të sistemit gjyqësor, njëherët ju premtojë se do të kenë mbështetjen e plotë të saj si dhe nga gjyqtarët kërkoj përkushtim dhe angazhim të lartë në punë.

Gjyqtarët e rinjë janë përzgjedhur nga konkursi i fundit i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ku me këtë rast janë zgjedhur gjithsejtë 48 gjyqtarë, prej tyre 19 gjyqtarë janë caktuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë së bashku me degët e saj.