Kryetarja e Gjykatës Shabani – Rama ka pritur në takim zyrtarët nga Projekti i USAID-it për Drejtësi

Kryetarja e Gjykatës Shabani – Rama ka pritur në takim zyrtarët nga Projekti i USAID-it për Drejtësi

Prishtinë, 08 qershor 2022 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj. Albina Shabani – Rama ka pritur sot në takim zyrtarët nga Projekti i USAID-it për Drejtësi (USAID Justice Activity) për të thelluar dhe avansuar më tej bashkëpunimin në përkrahjen e ngritjes së shërbimeve gjyqësore si dhe në rritjen e efiqencës së Gjykatave.

Metodat e përmirësimit dhe efiqencës gjyqësore nëpërmes Drejtësisë Procedurale të përkrahur nga USAID-i tashmë veç kanë filluar edhe në Gjykatën Themelore në Prishtinë – rezultatet e së cilës pritën të shihen së shpejti. 

#USAID

#JusticeActivity