Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit A.K

Gjykata Themelore në Prishtinë ka  shpallur  aktgjykimin kundër të akuzuarit A.K

Prishtinë 19 maj 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin për të akuzuarin A.K, i akuzuar sipas Aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për shkak të veprës penale Grabitje në vazhdimësi nga neni 317 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari  A.K  është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim efektiv në kohëzgjatje prej tri (3) vite si dhe dënim me gjobë në shumë prej 500 euro, të akuzuarit i është vazhduar paraburgimi deri në plotëfuqishmëri të aktgjykimit.

Obligohet i akuzuari A.K që të dëmtuares A.Z tia kompenzojë dëmin në shumë prej 100 euro, të dëmtuares L.I  tia kompenzojë dëmin në shumë prej 150 euro dhe të dëmtuares A.B tia kompenzojë dëmin në shumë prej 200 euro.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit përmës Gjykatës Themelore në Prishtinë.