Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit A.N

Gjykata Themelore në Prishtinë ka  shpallur  aktgjykimin kundër të akuzuarit A.N

Prishtinë 14 janar 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale PS.nr.48/21 kundër të akuzuarit A.N. i akuzuar sipas Aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe atë për veprën penale Krim i organizuar nga neni 283 paragrafi 1 lidhur me nenin 273 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 281 paragrafi 1 nën paragrafi 1.9 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata në harmoni me nenin 363 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPPRK, ka marr Aktgjykim Refuzues për shkak të ekzistimit të rrethanave që përjashtojnë ndjekjen penale. Aktgjykimi refuzues është marr në harmoni me nenin 363 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPPRK, për faktin se akti akuzues dhe procedura penale është zhvilluar  kundër  të akuzuarit A.N. për veprën penale për të cilën akuzohet sipas aktit akuzues, pa aktvendim për fillimin e hetimeve dhe pa aktvendim për zgjerimin e hetimeve. I akuzuari A.N. është liruar nga shpenzimet procedurale për faktin se në këtë rast është marr aktgjykim refuzues.   

 Kundër  këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve, në Gjykatën e Apelit  përmës Gjykatës Themelore në Prishtinë.