Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani Rama vizitoi degën në Graçanicë

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani Rama vizitoi degën në Graçanicë

Prishtinë, 28 tetor 2021 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani Rama sot ka vizituar degën e Gjykatës Themelore të Prishtinës në Graçanicë.

Gjatë këtij takimi kryetarja Shabani Rama është pritur nga gjyqtarja mbikëqyrëse e kësaj dege Mitra Dimiç, e cila e falenderoj kryetaren për viziten e saj, po ashtu e njoftoi për mbarëvajtjen e punës në gjykatë si dhe për sfidat dhe vështirësitë me të cilat është duke u ballafaquar kjo gjykatë.

Kryetarja e gjykatës Shabani Rama iu ofroi përkrahje gjyqtarëve të kësaj dege për rritjen e efikasitetit të punës përkundër mungesës së bashkëpuntorëve professional në degën e Graçanicës.

Në këtë takim u diskutuan çështje tjera të rëndësishme për mbarëvajtjen e punës së kësaj dege, me theks të veçantë kryerja e lëndëve të vjetra, lëndëve në rigjykim, rasteve me urdhër mbrojtje etj.