Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani Rama ka vizituar degën e Gjykatës Themelore të Prishtinës në Lipjan

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani Rama ka vizituar degën e Gjykatës Themelore të Prishtinës në Lipjan

Prishtinë, 20 tetor 2021 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani Rama vizitoi degën e gjykatës në Lipjan, me rastin e zgjedhjes së gjyqtarit mbikëqyrës të degës në Lipjan.

Gjatë këtij takimi kryetarja Shabani Rama është pritur nga gjyqtari mbikëqyrës i kësaj dege Zenel Tasholli, i cili e falenderoj kryetaren për viziten e saj, e njoftoi për mbarëvajtjen e punës në gjykatë si dhe për sfidat dhe vështirësitë me të cilat është duke u ballafaquar kjo gjykatë.

Kryetarja e gjykatës fillimisht uroi gjyqtarin Tasholli për marrjen e përgjegjësive të reja si gjyqtar përgjegjes dhe i ofroi përkrahje për rritjen e efikasitetit të punes në këtë degë.

Krahas urimit në këtë takim u diskutuan çështje tjera të rëndësishme për mbarëvajtjen e punës së kësaj dege, me theks të vecantë kryerja e lëndëve të vjetra, lëndëve në rigjykim etj.