Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit D.Q

Gjykata Themelore në Prishtinë ka  shpallur  aktgjykimin  kundër të akuzuarit D.Q

Prishtinë 12 tetor 2021 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit D.Q. për veprën penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Pengimi i personave zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare nga neni 409 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari D.Q. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me kusht me të cilin i vërteton dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) vit e 2 (dy) muaj, i cili dënim nuk do të ekzekutohet në qoftëse i akuzuari në kohën e verifikimit në afat prej dy (2) viteve, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nuk kryen vepër të re penale. 

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.