Caktohet masa e paraburgimit kundër të pandehurit F.H. për veprat penale Vjedhje e rëndë dhe Sulm ndaj personit zyrtar

Caktohet masa e paraburgimit kundër të pandehurit F.H. për veprat penale Vjedhje e rëndë dhe Sulm ndaj personit zyrtar

Prishtinë 05 gusht 2021 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.H. për shkak të veprave penale Vjedhje e rëndë nga neni 315 par. 1 nën paragrafi 2, pika 2.5 të KPRK-së dhe veprës penale Sulm ndaj personit zyrtar, nga neni 402, paragrafi 4 të KPRK-së, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër  të pandehurit F.H. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit  i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Të pandehurit F.H. paraburgimi i caktohet në bazë të nenit të nenit 185 dhe nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.H. me datë 29.06.2021, në Prishtinë me qëllim që me përvetësimin e pasurisë së huaj të luajtshme, vetit ti sjell përfitim të kundërligjshëm në bashkëkryerje dhe me dy persona tani për tani të panjohur janë afruar afër derës së automjetit të dëmtuarit E.B. ka hapur derën me forcë, arrin që të futet brenda dhe nga aty ka vjedhur një çantë në vlerë rreth 1000 euro një kuletë në vlerë rreth 100 euro, në të cilin kishte dokumente personale të dëmtuarit , një çantë të vogël  në vlerë prej 100 euro në të cilën kishte 700 euro para të gatshme  si dhe një orë dore të tipit “ Roleks “, në vlerë rreth 10.000 euro. Po ashtu ekziston dyshimi i bazuar se  me datë 03.08.2021 rreth orës 00:40 në Prishtinë , i pandehuri  ka sulmuar zyrtarët  policor tani të dëmtuarit L.K. dhe A.S., gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, në atë mënyrë që derisa zyrtarët policor tentojnë  ta  arrestojnë të pandehurin, i njëjti  me veturën e tij kishte tentuar  që të largohet nga vendi i ngjarjes, mirëpo kishte shkaktuar aksident të komunikacionit duke goditur një automjet tjetër , e më pas kur zbret nga automjeti i tij me dashje i sulmon dy zyrtarët policor të, me grushte dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit, me që rast të njëjtit pësojnë edhe  lëndime trupore.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri nëse gjendet në liri, do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke tentuar të fshehë ndryshoj ose  falsifikoj provat ku në rastin konkret është pesha e veprave penale, mënyra e kryerjes se veprës ose rrethanat në të cilat është kryer vepra penale si dhe rreziku se i njëjti mund të përsërit kryerjen e veprave penale të llojit të njëjtë apo  vepra tjera penale ,pasi që sipas të kaluarës së tij kriminale i njëjti ka të hapura rreth 255 raste, ku shumica prej tyre janë vepra penale të vjedhjes dhe vjedhjes së rëndë, me që rast i pandehuri dyshohet se i ka kryer në tërë territorin e Kosovës.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.