Kryetarja Shabani-Rama ka pritur në takim Drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, z.Enver Fejzullahu

Kryetarja Shabani-Rama ka pritur në takim Drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, z.Enver Fejzullahu

Prishtinë, 28 korrik 2021- Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj.Albina Shabani- Rama, ka pritur në takim Drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, z. Enver Fejzullahu.

Në këtë takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e aktiviteteve lidhur me trajnimin e gjyqtarëve dhe stafit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në fund të takimit, znj. Shabani – Rama dhe z. Fejzullahu u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe identifikimin e nevojave për trajnime si dhe organizimin e të njëjtave në fushat në të cilat nuk kanë qenë mirë të mbuluara deri më tani.