Kryetarja Shabani-Rama, ka pritur në takim Kryetarin e Odës së Avokatëve z. Behar Ejupi

Kryetarja Shabani-Rama, ka pritur në takim Kryetarin e Odës së Avokatëve z. Behar Ejupi

Prishtinë, 27 korrik 2021- Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj. Albina Shabani- Rama, ka pritur në takim Kryetarin e Odës së Avokatëve z. Behar Ejupi.

Në këtë takim u diskutua për  çështje me interes të përbashkët për dy institucionet, me theks të veçantë u diskutua lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit  në mes Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Odës së Avokatëve të Kosovës.

Kryetari i Odës së Avokatëve z. Behar Ejupi  uroj Kryetaren Shabani-Rama për detyrën e re si dhe shprehu gatishmërinë dhe përkrahjen e tij për një bashkëpunim të mirëfillt me Gjykatën Themelore në Prishtinë, në kuadër të autorizimeve ligjore.