Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani Rama ka pritur në takim Geralyn Busnardo, Drejtoreshë e Projektit të Drejtësisë në Kosovë

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani Rama ka pritur në takim Geralyn Busnardo, Drejtoreshë e Projektit të Drejtësisë në Kosovë

Prishtinë, 2 korrik 2021 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani Rama ka pritur në takim përfaqësues të Misionit të USAID-it në Kosovë dhe projektit kryesor të sundimit të ligjit, Projektit të USAID-it për Drejtësi.

Në takim u diskutua rreth mbështetjes së vazhduar të USAID Kosovo për Gjykatën Themelore në Prishtinë, si dhe aktiviteteve që do të ndërmerren përmes Projektit të USAID-it për Drejtësi. Kryetarja Shabani Rama nënvizoi fushat kyçe për përmirësim dhe forcimin e bashkëpunimit në mes të dy palëve.

Gjatë takimit u diskutuan edhe çështje tjera të rëndësishme që ndërlidhen me punën e gjykatës.