Caktohet masa e paraburgimit kundër të pandehurit Z.Z.

Caktohet masa e paraburgimit kundër të pandehurit Z.Z.

Prishtinë, 30 korrik 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Z.Z. për shkak të veprave penale Vrasje në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së, Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 367 par.2 dhe Mbajtja në pronësi të paautorizuar të armëve nga…

Prishtinë, 30 korrik 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Z.Z. për shkak të veprave penale Vrasje në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së, Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 367 par.2 dhe Mbajtja në pronësi të paautorizuar të armëve nga neni 266 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit Z.Z. i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datën 28.07.2019 në tregun në zonën industriale në Prishtinë, pas një mosmarrëveshjeje rreth vendit të shitjes në mes të pandehurit Z.Z. dhe të dëmtuarve – dëshmitarëve I.H. dhe M.H. si dhe dëshmitarit Z.XH., i pandehuri ka shtënë në drejtim të të dëmtuarit B.D., me ç‘rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe pastaj i’u ka drejtuar armën edhe të dëmtuarve – dëshmitarëve tjerë.

Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 par.1 nën. par.1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1., 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së, si kusht i veçantë për caktimin e masës së paraburgimit.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën eApelit të Kosovës.