Kryetarja Bytyçi viziton institucione të rëndësishme gjatë vizitës në Holandë

Kryetarja Bytyçi viziton institucione të rëndësishme gjatë vizitës në Holandë

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Holandë, gjatë të cilës së bashku me zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë dhe deputetë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës ka vizituar Gjykatën e Qarkut në Hagë dhe Ministrinë e Drejtësisë dhe Sigurisë së Holandës. Vizita studimore ka pasur…

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Holandë, gjatë të cilës së bashku me zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë dhe deputetë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës ka vizituar Gjykatën e Qarkut në Hagë dhe Ministrinë e Drejtësisë dhe Sigurisë së Holandës.

Vizita studimore ka pasur në fokus temat e diskutimit që ndërlidhen me të drejtat pronësore, çështjet e prioritetit dhe regjistrimit si dhe ndikimin e të drejtës së BE-së në të drejtën private të Kosovës.

Kjo vizitë është organizuar nga programi i financuar nga BE “Mbështetje për Kodin Civil-Faza e 2-të”, që ka për qëllim forcimin e sundimit të ligjit dhe harmonizimin e legjislacionit të Kosovës me standardet europiane në fushën e të drejtës civile dhe të drejtave pronësore.