Gjykata ka shpallur aktgjykim dënues për të akuzuarit F.K., G.K., dhe L.M.

Gjykata ka  shpallur aktgjykim dënues për të akuzuarit  F.K., G.K., dhe L.M.

Prishtinë, 13 Janar 2025 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale ndaj të akuzuarve F.K., G.K., dhe L.M.

I akuzuari F.K. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite e 6 (gjashtë) muaj, për veprën penale Rrëmbimi dhe veprën penale Lëndim i lehtë trupor, të cilin dënim i pandehuri do ta mbaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

I akuzuari G.K. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj  dhe dënim me gjobë në vlerë prej 1000 (një mijë euro) gjobë, për veprën penale Rrëmbimi, veprën penale Lëndim i lehtë trupor dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve të cilin dënim i pandehuri do ta mbaj dhe paguaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

I akuzuari L. M. është shpallur  fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj për veprën penale Rrëmbimi dhe veprën penale Lëndim i lehtë trupor, të cilin dënim i pandehuri do ta mbaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Të akuzuarit F.K., G.K., dhe L.M obligohen që t’i paguajnë të gjitha shpenzimet e procedurës penale sipas llogarisë përfundimtare të gjykatës, në emër të paushallit gjyqësor secili veç e veç shumën prej nga 100 (njëqind) euro, ndërsa në emër të Fondit për Mbrojtjen e Viktimave të paguajnë secili veç e veç shumën prej 50.00 (pesëdhjetë) euro,  të gjitha këto nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, gjithashtu tre të akuzuarve në dënimin e shqiptuar iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.