Gjykata Themelore Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues për të akuzuarit Y.J. dhe B.B.

Gjykata Themelore Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues për të akuzuarit Y.J. dhe B.B.

Prishtinë, 07 shkurt 2025 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale ndaj të akuzuarit Y.J. dhe B.B. Gjykata Themelore e Prishtinës ka aprovuar marrëveshjen për pranim të fajësisë të arritur ndërmjet Prokurorisë Themelore në Prishtnë dhe të akuzuarve Y.J. dhe B.B., të cilët akuzohen për veprat penale Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe Punimet ndërtimore të kundërligjshme.

I akuzuari Y.J. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite burgim dhe dënim me gjobë në vlerë prej 5.000 ( pesë mijë euro) gjobë, për veprën penale Keqpërdorim i detyrës zyrtare.

I akuzuari B.B. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite burgim, për veprën penale Punime ndërtimore të kundërligjshme.

Të njëjtit obligohen që të paguajnë edhe kompensimin e buxhetit të shtetit në vlerën e dëmit të shkaktuar prej 36 mijë e 450 euro e 29 centë.

Dy të akuzuarit obligohen të paguajnë nga 50 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe nga 50 euro për fondin e kompensimit të viktimave.

Të akuzuarit Y.J. dhe B.B. akuzohen lidhur me rastin e shembjes së çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës, ku për pasojë ishte lënduar rëndë një qytetare.

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.