Prishtinë, 03 dhjetor 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale të të pandehures SH.SH, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Ushtrim i ndikimit si dhe të pandehurit I.I për shkak të veprës penale Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar.
Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka marr vendim dhe ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit si të pa bazuar, ndërsa të pandehurve SH.SH dhe I.Iiu caktohet masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për secilin.
Konform nenit 182 paragrafi 5 të KPPRK, gjykata mund të caktoj masën më të rëndë – Paraburgimin, nëse të pandehurit nuk e respektojnë masën e arrestit shtëpiak. Detyrohet Policia e Kosovës që të verifikojnë zbatimin e kësaj mase dhe në rast të mosrespektimit të saj, të informojnë Prokurorinë dhe Gjyqtarin e Procedurës Paraprake të kësaj gjykate.
Gjykata vlerësoj se e caktimi i masës së arrestit shtëpiak për të pandehuritSH.SH dhe I.I është masë e mjaftueshme për të siguruar mbarëvajtjen e procedurës penale në këtë çështje penale, për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë, në parandalimin e ndikimit tek i dëmtuari apo dëshmitarët, e gjithashtu edhe në përsëritjen e veprës penale, andaj gjykata vlerësoj se edhe me shqiptimin e masës së arrestit shtëpiak, do të arrihet i njëjti qëllim që do të arrihej edhe me masën e paraburgimit.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.