Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin për të akuzuarit B.N dhe A.N veprën penale shpërlarja e parave

Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin për të akuzuarit B.N dhe A.N  veprën penale shpërlarja e parave

Prishtinë, 26 Nëntor 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidpërnë çështjen penale kundër të akuzuarve B.N dhe A.N, për shkak të veprave penale Shpërlarja e parave nga neni 302 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, e lidhur me nenin 56 par.1 nënpar.1.1 dhe 1.6 të Ligjit nr.05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, andaj gjykata gjeti se i akuzuari B.N është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 27.05.2021 deri me datë 26.06.2021, si dhe me dënim me gjobë në shumë prej pesëmbëdhjetë euro (15.000,00), të cilin dënim i akuzuari është i obliguar ta paguajë në afat prej një muaji nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

I akuzuari A.N është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajve dhe dënim me gjobë në shumë prej pesëmijë (5.000) €, të cilin dënim i akuzuari është i obliguar ta paguaj në afat prej një (1) muaji, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Në bazë të nenit 44 paragrafi 1 të KPRK-së, me pëlqimin e të pandehurit A.N,  dënimi me burg prej gjashtë muaj t’i zëvendësohet në dënim me gjobë në shumë prej (5.000,00) €uro, të cilin dënim do ta paguaj në afat prej 15 ditësh, por jo më gjatë se tre muaj, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Detyrohen të akuzuarit B.N dhe A.N që ti paguajnë shpenzimet e paushallit gjyqësor secili veç e veç në shumën prej dyqind (200) €uro, si dhe në emër të programit për kompensimin e viktimave të krimit secili veç e veç shumën prej njëqind (100) €uro, të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi.

Nëse të akuzuarit B.N dhe A.N nuk dëshirojnë ose nuk munden ta paguajnë dënimin me gjobë, atëherë të akuzuarve dënimi me gjobë iu zëvendësohet secilit veç e veç me dënim me burgim, duke e llogaritur për çdo ditë të kaluar në burgim nga njëzet (20) €uro.

Konfiskohen njëqindenjëzet (121) bankënotat e dëmtuara, në vlerë totale prej gjashtëmijë e pesëdhjetë (6050) €uro, si mjete të cilat janë përdorur me kryerjen e veprës penale dhe detyrohen  të akuzuarit, që në mënyrë solidare t’ia kompensojnë në emër të dëmit të shkaktuar kërkesën pasurore – juridike të dëmtuarës NLB në Prishtinë, shumën prej pesëmijenëntëqind (5900) €uro, në afat prej 1 (një) muaji nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi nën kërcenim të përmbarimit, po ashtu detyrohen të akuzuarit që ti paguajnë shpenzimet e paushallit gjyqësor secili veç e veç në shumën prej dyqind (200) €uro, si dhe në emër të programit për kompensimin e viktimave të krimit secili veç e veç shumën prej njëqind (100) €uro, të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi.

Ndaj të pandehurit B.N, në bazë të nenit 362  paragrafi  1 nën paragrafi 1.1 të KPPRK-së refuzohet akuza, pasi prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është tërhequr nga akuza në përfundim të shqyrtimit gjyqësor për veprën penale Blerja pranimi dhe fshehja e sendeve të përfituara me vepër penale.

Shpenzimet e procedurës për këtë vepër penale bien barrë e buxhetit të gjykatës.

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.