Kryetarja e gjykatës Albina Shabani Rama ka vizituar degët e Gjykatës Themelore në Prishtinë

Kryetarja e gjykatës Albina Shabani Rama ka vizituar degët e Gjykatës Themelore në Prishtinë

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani Rama ka realizuar vizitë zyrtare nëpër degët e gjykatës, në Podujevë, në Lipjan, në Graçanicë, në Fushë Kosovë dhe në Gllogoc. Vizitat janë realizuar për të vlerësuar mbarëvajtjen e punës dhe për të mbështetur përpjekjet drejt përmirësimit të shërbimeve gjyqësore për qytetarët.

Gjatë këtyre vizitave, kryetarja e gjykatës ka mbajtur takime me gjyqtarët mbikëqyrës të degëve, gjyqtarët dhe stafin gjyqësor të secilës degë, ku diskutoi për ecurinë e çështjeve gjyqësore, sfidat aktuale dhe mundësitë për të përmirësuar proceset e punës, po ashtu për rëndësinë e përshpejtimit të shqyrtimit të çështjeve për të siguruar qasje të barabartë.

Këto vizita kanë për qëllim të sigurojnë se degët e Gjykatës Themelore në Prishtinë  janë duke funksionuar në përputhje me standardet më të larta të drejtësisë dhe të efikasitetit, po ashtu këto vizita të realizuara nga kryetarja e gjykatës kanë për qëllim për të monitoruar dhe mbështetur të gjitha degët e gjykatës, në përmbushjen e detyrave të tyre në mënyrë sa më efektive dhe transparente.