Podujevë, 21 Tetor 2024 -Në Gjykatën Themelore në Prishtine, Dega në Podujevë, në koordimin mes gjyqtarit mbikëqyrës Minir Hoti dhe përfaqësuesit nga USAID është mbajtur takimi i dytë i Grupit të Shfrytëzuesve të Gjykatës.
Në këtë takim u prezantuan aktivitetet e realizuara të Iniciativës për Drejtësi Procedurale brenda kësaj gjykate dhe aktivitetet e reja që parashihen të realizohen. Pjesëmarrësit patën mundesinë të paraqesin çfarëdo shqetësimi,rekomandimi,apo propozimi në raport me gjykatën, me qëllim të përmirësimit të ofrimit të shërbimeve gjyqësore ndaj qytetarëve.
Roli i këtij takimi qendron në prezantimin e aktiviteteve që kanë rezultuar në shërbime me të mira gjyqësore për qytetarët dhe forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit, përmes gjykatës dhe institucioneve tjera përkatëse.