Prishtinë, 16 Tetor 2024 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Albina Shabani Rama ka pritur në takim Ambasadoren e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, znj. Elvana Shala.
Gjatë takimit është diskutuar lidhur
me përmirësimin e qasjes në drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë
luftës në Kosovë, viktimat e dhunës në familje, personat me nevoja të veçanta
dhe komunitetit jo shumicë.
Kryetarja
e gjykatës theksoi se mbetet e përkushtuar për përmirësimin e qasjes në
drejtësi, për grupet e margjinalizuara në mënyrë që t’ju garantoj të gjithëve
trajtim të dinjitetshëm dhe të barabartë para gjykatës.