Prishtinë, 11 Tetor 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit N.H, për shkak të veprave penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Shpërlarja e parave nga neni 302 të KPRK-së lidhur me nenin 56 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit dhe veprës penale Mos raportim ose raportim i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, andaj të pandehurit N.H i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Gjykata vlerësoj se e caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme, sepse nëse i pandehuri lihet në liri, mund t’i asgjësojë, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprave penale, ose do të pengojnë rrjedhën normale të hetimeve, po ashtu lënia në liri e të pandehurit, mund të përdoret si mundësi reale që ai të ndikojnë në dëshmitarët kyç të këtij rasti penal. Gjykata vlerëson se është caktuar masa e paraburgimit duke marr parasysh peshën e veprave penale, të cilat janë të natyrës së rëndë dhe rrezikshmëria shoqërore e tyre është tejet e lartë, sepse janë vepra penale me të cilat atakohet në mënyrë të drejtpërdrejtë buxheti publik, i cili dyshohet se është dëmtuar në masë të madhe, andaj këto rrethana, krijojnë dyshimin se i pandehuri N.H nëse lihet në liri, do të kryej sërish vepra penale, në rrethana të njëjta ose më të rënda. Gjyqtari i procedurës paraprake vlerësojë se ne rastin konkret masat tjera alternative për të pandehurin N.H, nuk do të arrinin qëllimin e masave, andaj nga kjo arsye u vendos që të caktohet masa e paraburgimit, si masë e cila tani për tani është e domosdoshme dhe efektive me qëllim të zhvillimit të pa penguar, të kësaj çështjeje penale.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.