Paraburgim me nga një muaj për të pandehurit E.K dhe GJ.K për shkak të veprës penale Dhunë në Familje

Paraburgim me nga një muaj për të pandehurit E.K dhe GJ.K  për shkak të veprës penale Dhunë në Familje

Prishtinë, 30 Shtator 2024 – Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së Paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit E.K dhe GJ.K për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale Dhunë në Familje.

Gjyqtari i  procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve E.K dhe GJ.K dhe të njëjtëve  iu është caktuar  masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për secilin.

Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, pasi  të pandehurit  janë në lidhje familjare dhe nëse  lihen në liri, ekziston rreziku i ikjes së tyre, mund të shmangen nga procedura penale, andaj gjykata vlerëson se lënia në liri e të pandehurve mund të rrezikojë në masë të madhe zhvillimin e drejtë të procedurës penale, ndikimin në dëshmitarë, si dhe të njëjtit mund të përsërisin  veprën penale apo mund të kryejnë vepër penale edhe më të rëndë.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.