Është shpallur aktgjykim dënues kundër të akuzuarit E.S për shkak të veprës penale Nxitje në vrasje të rëndë

Është shpallur aktgjykim dënues kundër të akuzuarit E.S për shkak të veprës penale Nxitje në vrasje të rëndë

Prishtinë, 03 Maj 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur në çështjen penale kundër të akuzuarit E.S, për shkak të veprës penale Nxitje në vrasje të rëndë.

I akuzuari E.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej  njëzet e pesë ( 25 ) vite, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe atë të arrestit shtëpiak, i akuzuari E.S dënimin e shqiptuar do ta mbajë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. 

Të akuzuarit E.S i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak me aktvendim të veçantë deri në plotfuqishmërinë e Aktgjykimit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Prishtinë.