Graçanicë, 11 Janar 2024 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj. Albina Shabani – Rama ka vizituar Degën e Gjykatës në Graçanicë, me ç’rast e përgëzoj gjyqtarin mbikëqyrës të kësaj dege z.Sinisha Borisavljeviç për poziten e re, duke i uruar punë të mbarë dhe suksese në detyrat dhe përgjegjësitë e tij, si gjyqtar përgjegjës i degës së gjykatës në Graçanicë.
Ndërkaq, gjyqtari Borisavljeviç u zotua se do të punojë me përkushtim, për të menaxhuar në mënyrë efikase punën në degën e gjykatës në Graçanicë, që do ta drejtojë për pesë vitet e ardhshme.