Prishtinë, 15 dhjetor 2023 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj.Albina Shabani Rama bashkë me nënkryetarin e gjykatës z.Mentor Bajraktari dhe gjyqtarin përgjegjës të Departamentit Special z.Valon Kurtaj kanë pritur në takim Zëvëndësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, z.Enver Krasniqi dhe Zëvëndësuesin e Drejtorit të Drejtoratit të Pranimit, Vlerësimit, Ruajtjes së Vlerës dhe Shitjes së Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar z.Alban Sutaj.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth çështjeve të bashkëpunimit në mes të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe kësaj Agjencie, si dhe tema të tjera me interes të pëbashkët për të dyja institucionet.
Kryetarja e Gjykatës Albina Shabani – Rama, shprehu gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin me Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, drejt çdo iniciative që ka për qëllim rritjen e transparencës dhe efikasitetit të dy institucioneve.