Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin për të akuzuarin S.H për veprën penale Mos raportim ose Raportim i rremë i pasurisë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin për  të akuzuarin S.H për veprën penale Mos raportim ose Raportim i rremë i pasurisë

Prishtinë, 05 dhjetor 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm Divizioni Penal ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.H, për shkak të veprës penale Mos raportim Ose Raportim i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare, nga neni 430 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari  S.H është liruar nga akuza, pasi që nuk është provuar se i  njëjti  ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.