Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë për të pandehurin M.B për veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë për të pandehurin M.B për veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar

Prishtinë, 08 nëntor 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.B, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtarja e procedurës paraprake e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.B  dhe të njëjtit i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak. Të pandehurit M.B  i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndërsa në rast të mosrespektimit të masës së arrestit shtëpiak, gjykata mund të caktoj masën e paraburgimit për të pandehurin M.B.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.