Prishtinë, 1 nëntor 2023 – Kryetari i Gjykatës Supreme, z. Fejzullah Rexhepi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Albert Zogaj, dhe z. Afrim Shala, Kryetar i Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025, si dhe Planit Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022 – 2024, zhvilluan një vizitë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku u priten nga Kryetarja e gjykatës, znj.Albina Shabani-Rama.
Në këtë takim, morën pjesë udhëheqësit e Departamenteve dhe gjyqtarët përgjegjës të Divizionit Penal, Civil dhe Kundërvajtjes, si dhe gjyqtarët mbikëqyrës të degës së gjykatës në Podujevë dhe degës së gjykatës në Fushë Kosovë.
Kryetari i Komisionit z.Afrim Shala dhe Kryesuesi i KGJK-së z.Albert Zogaj i përgëzuan gjyqtarët për performancën e shkëlqyer në zgjidhjen efikase të lëndëve gjatë kësaj periudhe, sidomos gjatë muajit tetor 2023.
Eksperti nga Usaid z.John Feri i përgëzoj gjyqtarët për punën e bërë në kryerjen e lëndëve të vjetra, ndërsa i inkurajoj gjyqtarët që të vazhdojnë të merren dhe të trajtojnë edhe lëndët e reja, në mënyrë që të përmirësohet edhe administrimi apo vënja e drejtësise në vend.
Gjatë takimit u diskutua për progresin e gjykatës në zbatim të Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025. Diskutimi përfshiu edhe lëndët që janë në fokus të këtij Plani, duke përfshirë ato të kthyera në rigjykim, lëndët që kanë kaluar më shumë se dy vite dhe lëndët e tjera për të cilat duhen ndërmarrë veprime të përshpejtuara.
Takimi u karakterizua nga një bashkëpunim i ngushtë dhe një dialog të hapur në mes të Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Kryetarit të Gjykatës Supreme, Kryetarit të Komisionit për monitorimin dhe vlerësimin e Planit Strategjik dhe gjyqtarëve të Gjykatës Themelore në Prishtinë.