Prishtinë, 07 gusht 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.P për veprën veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.5 të KPRK-së, Mbajtja në pronësi, në kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së, Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 367 par. 2 të KPRK-së dhe veprën penale Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 të KPRK-së, i pandehuri H.G për veprën penale Pjesëmarrje në rrahje nga neni 187 të KPRK-së dhe për veprën penale Mbajtja në pronësi, në kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së dhe i pandehuri G.Z për veprën penale Pjesëmarrje në rrahje nga neni 187 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.