Prishtinë 19 korrik 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit D.G për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i akuzuari V.K për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe RR.S për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Privimi i kundërligjshëm i lirisë 196 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I akuzuari D.G është shpallë fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe dënim plotësues Ndalim i ushtrimit të funksionit në administrate publike apo funksioneve në shërbime publike në kohëzgjatje prej 4 vite, pas mbajtjes së dënimit me burgim.
I akuzuarit V.K është liruar nga akuza, pasi që nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe i akuzuari RR.S është liruar nga akuza, pasi që nuk është provuar se ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Privimi i kundërligjshëm i lirisë.
Përfaqësuesit e autorizuar të palëve të dëmtuara për realizimin e kërkesave pasurore juridike, udhëzohen në kontestin civil.
Kundër këtij aktgjykimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore