Prishtinë, 05 Korrik 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.S dhe B.B për shkak të veprave penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Marrja e ryshfetit dhe të pandehurve N.S dhe G.H për shkak të veprave penale Dhënia e ryshfetit dhe Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin.
Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.S, B.B, N.S dhe G.H dhe të njëjtëve iu caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin.
Të pandehurveA.S, B.B, N.S dhe G.H paraburgimi iu është caktuar në harmoni me nenit 184 paragrafi 1 nën paragrafët 1 dhe 2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale (KPPRK).
Gjyqtarja e procedurës paraprake ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër të pandehurve A.S, B.B, N.S dhe G.H, si dhe ka marrë parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete për të siguruar praninë e të pandehurve dhe pas analizimit të tyre, konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje penale.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.