Prishtinë 09 Qershor 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.J për shkak të dyshimit të bazuar se në vazhdimësi ka kryer veprën penale Ushtrimi i ndikimi, nga neni 424 paragrafi 1, lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës.
Gjyqtari i procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, për caktimin e masës së paraburgimit është e bazuar, andaj të pandehurit H.J gjykata i caktoj masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.