Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve B.B1 dhe B.B2

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve B.B1 dhe B.B2

Prishtinë, 08 Qershor 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve B.B1 dhe B.B2 për shkak të veprave penale Vrasje e rëndë në tentativë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata ka shpallur aktgjykimin ku të pandehurit B.B1 i ka shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 11 (njëmbëdhjetë) viteve, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditëve nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit nga data 15.02.2015 e deri me datën 08.06.2023 do ti llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim, ndërsa sendet e sekuestruara konfiskohen.

Sa i perket të akuzuarit B.B2, nga provat e administruara në shqyrtimin gjyqësor, gjykata nuk ka vërtëtuar faktin se i njëjti ka dhënë kontribut në kryerjen e vrasjes ndaj tani të ndjerit U.D, andaj të njëjtin e liron nga akuzua, po ashtu gjykata nuk ka arritur me asnjë provë të vërtëtoj se i akuzuari B.B2 ka kryer veprën penale të Mbajtjes në pronësi, kontroll ose posoedim të paautorizuar të armëve.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë