Prishtinë, 01 Qershor 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit K.B për veprën penale Lëndim i rëndë trupor nga neni 186 paragrafi 3 pika 3.2, lidhur me paragrafin 2 pika 2.5, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I akuzuari K.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite, i cili dënim do të ekzekutohet në afat brenda 15 ditësh, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, të akuzuarit K.B në dënimin e shqiptuar do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit.
Pala e dëmtuar D.K udhëzohet në kontest të rregullt civil, për të realizuar kërkesën pasurore juridike.
Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.