Në Gjykatën Themelore në Prishtinë filluan punën tetë bashkëpunëtorë profesional

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë filluan punën tetë bashkëpunëtorë profesional

Prishtinë 19 Prill 2023 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj. Albina Shabani – Rama ka pritur në takim tetë bashkëpunëtorët profesional, të cilët sot filluan punën në gjykatë.

Kryetarja Shabani – Rama fillimisht iu uroj mirëseardhje bashkëpunëtorëve profesional, duke ju uruar suksese në punë dhe iu premtoj se do të kenë bashkëpunim dhe mbështetje nga ana e saj.

Kryetarja e gjykatës, po ashtu kërkoi nga të njëjtit angazhim maksimal nga ana e tyre, me qëllim të ngritjes së efikasitetit të gjykatës, rritjes së transparencës dhe llogaridhënies.