Prishtinë, 12.04.2023 – Ju njoftojmë se seancat e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale për të akuzuarin M.R, të cilat kanë qenë të caktuara të mbahen me datë 12.04.2023 dhe 13.04.2023 në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special janë anuluar, për shkak se mbrojtësja e të akuzuarit ka njoftuar gjykatën, se e njëjta ka pësuar aksident dhe nuk mund të prezantojë në seancat e planifikuara.
Seancat e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj të akuzuarit M.R janë anuluar, ndërsa për seancat e radhës, palët do të ftohen me ftesa të rregullta nga gjykata.
Ju njoftojmë se seancat e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale për të akuzuarit F.R, F.B dhe B.B si dhe në çështjen penale I.K, K.K dhe B.K të cilat kanë qenë të caktuara të mbahen me datë 13.04.2023 në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda janë anuluar, për shkak se prokurori i këtyre dy çështjeve ka njoftuar gjykatën se me datë 13.04.2023, do të jetë jashtë vendit dhe i njëjti nuk mund të prezantoj në seancat e planifikuara. Seancat e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale për të akuzuarit F.R, F.B dhe B.B si dhe në çështjen penale I.K, K.K dhe B.K janë anuluar, ndërsa për seancat e radhës, palët do të ftohen me ftesa të rregullta nga gjykata.