Nxënësit e shkollës Finlandeze vizitojnë Gjykatën Themelore në Prishtinë

Nxënësit e shkollës Finlandeze vizitojnë Gjykatën Themelore në Prishtinë

Prishtinë, 06 Prill 2023 – Një grup nxënësish të shkollës “ Finnish School of Kosova” (Shkolla Finlandeze në Kosovë) vizituan Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Nxënësit u pritën nga Administratori i gjykatës z.Shaban Gërxhaliu, i cili gjatë bashkëbisedimit me nxënësit, fillimisht bëri një prezantim të shkurtër rreth gjykatës, përbërjes dhe funksionit që ka ky institucion.

Nxënësit shprehen interesim që të kuptojnë për së afërmi se si ndodhin procedurat gjyqësore  në praktikë, si dhe çështje tjera për te cilat shprehen interes, po ashtu nxënësit paten mundësinë të shohin sallat e gjykimit ku zhvillohen seancat gjyqësore.

Vizita e sotme në gjykatë ishte një aktivitet i dobishëm për nxënësit e shkollës finlandeze, duke u mundësuar atyre që të përfitojnë njohuri  për sistemin e drejtësisë në përgjithësi, me qëllim të njohjes për së afërmi me punën dhe me mënyrën e funksionimit të Gjykatës.