Prishtinë 08 mars 2023 – Kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës znj. Albina Shabani Rama mirëpriti zyrtarët e lartë të organizatës Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal – CLARD. Temë diskutimi në këtë takim ishte bashkëpunimi, bashkërendimi dhe harmonizimi i aktiviteteve të përbashkëta për të lehtësuar qasjen në drejtësi për qytetarët dhe mediat. CLARD dhe IKD në kuadër të aktiviteteve do të organizojnë takime të qytetarëve dhe mediave Kryetaren e Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe me të gjitha degët e gjykatës.
Ky aktivitet implementohet nga CLARD në partneritet me Institutin e Kosovës për Drejtësi IKD dhe në bashkëpunim me Gjykatën Themelore të Prishtinës në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Prishtinë Departamentit të Shtetit Amerikan Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit te Ligjit INL.