Prishtinë, 16 janar 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve F.K, H.M, B.B, A.G, F.M, E.B, M.R, A.M.1, A.M.2 dhe M.A.
I akuzuari F.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej prej katër (4) vite e gjashtë (6) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 5000 (pesëmijë) euro për veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge nga neni 267 par.2 lidhur me nenin 31 dhe 77 par.1 nën par.1.2, 1.3 dhe 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dënimet do të ekzekutohen në afat prej 15 ditësh nga dita kur aktgjykimi të merr formën e prerë. Në dënimin e shqiptuar i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 20.06.2021 e deri sa gjenden në masën e paraburgimit.
I akuzuari H.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burg në kohëzgjatje prej pesë (5) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej shtatëmijë (7000) euro për veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 77 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2, 1.3 dhe 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Tregtia e ndaluar nga neni 299 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dënimet do të ekzekutohen në afat prej 15 ditësh nga dita kur aktgjykimi të merr formën e prerë.
I akuzuari B.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej pesë (5) vite e gjashtë 6 dhe dënim me gjobë në shumë prej 5000 (tremijë) euro, për veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 77 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2, 1.3 dhe 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Tregtia e ndaluar nga neni 299 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dënimet do të ekzekutohen në afatin prej 15 ditëve, nga dita kur aktgjykimi të merr formën e prerë. Në dënimin e shqiptuar i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 20.06.2021e deri sa gjenden në masën e paraburgimit.
I akuzuari A.G është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej katër (4) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 5000 (pesëmijë) euro për veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 dhe 77 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2, 1.3 dhe 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dënimet do të ekzekutohen në afatin prej 15 ditëve, nga dita kur aktgjykimi të merr formën e prerë. Në dënimin e shqiptuar i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 20.06.2021e deri sa gjenden në masën e paraburgimit.
I akuzuari F.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti dhe dënim me gjobë në shumë prej 1000 (njëmijë) euro për veprën penale Ndihma nga neni 33 paragrafi 1 dhe 2, lidhur me veprën penale në bashkëkryerje, Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dënimet do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga dita kur aktgjykimi të merr formën e prerë. Në dënimin e shqiptuar i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 20.06.2021 e deri me datën 29.04.2022.
I akuzuari E.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti për veprën penale Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre nga neni 378 paragrafi 1 lidhur me nën paragrafi 1.8 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dënimi do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga dita kur aktgjykimi të merr formën e prerë. Në dënimin e shqiptuar i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 20.06.2021 e deri me datën 20.04.2022.
I akuzuari A.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti dhe dënim me gjobë në shumë prej 1000 (njëmijë) euro për veprën penale Ndihma nga neni 33 par. 1 dhe 2, lidhur me veprën penale në bashkëkryerje, Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dënimet do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga dita kur aktgjykimi të merr formën e prerë. Në dënimin e shqiptuar i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 03.03.2021 e deri me datën 03.06.2022.
I akuzuari M.A është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti e 6 (gjashtë) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 1000 (njëmijë) euro për veprën penale Ndihma nga neni 33 par. 1 dhe 2, lidhur me veprën penale në bashkëkryerje, Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dënimi do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga dita kur aktgjykimi të merr formën e prerë. Në dënimin e shqiptuar i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 03.03.2021 e deri me datën 03.06.2022
I akuzuari M.R është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj për veprën penale Ndihma nga neni 33 par. 1 dhe 2, lidhur me veprën penale Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale nga neni 380 par. 1 lidhur me paragrafi 2 pika 2.8 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dënimi do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga dita kur aktgjykimi të merr formën e prerë. Në dënimin e shqiptuar i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 03.03.2021 e deri me datën 03.06.2022.
I akuzuari A.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj për veprën penale Ndihma nga neni 33 par. 1 dhe 2, lidhur me veprën penale Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale nga neni 380 par. 1 lidhur me paragrafi 2 pika 2.8 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dënimi do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga dita kur aktgjykimi të merr formën e prerë. Në dënimin e shqiptuar i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 03.03.2021 e deri me datën 03.06.2022
Gjykata konform neneve 267 paragrafi 5 nenit 299 paragrafi 4, 366 paragrafi 3 të KPRK-së dhe nenit 282 paragrafi 1 dhe 2 të KPPRK-së, ka urdhëruar konfiskimin e përhershëm të substancës narkotike : Kanabis (Marihuanë), që përmban Tetrahidrokanabinol, me peshë të përgjithshme prej 129.445 kg, (njëqindenjëzetenëntë kilogram e katërqindedyzetepesë gram).
Gjykata konform nenit 366 paragrafi 3 lidhur me nenin 282 paragrafi 1 dhe 2 të KPPRK-së, ka urdhëruar konfiskimin e tetë veturave, një pushkë gjuetie me 35 fishek, një armë automatike, një revole me 6 fishek, 149 fishek të kalibrit 8×97 mm dhe 25 fishek të kalibrit 7.62 mm si mjete të kryerjes së veprës penale.
Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.