Prishtinë, 24 tetor 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit B.T për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe të akuzuarit H.H për veprën penale Marrëveshjet për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tender, nga neni 309 paragrafi 2 lidhur me paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I akuzuari B.T është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej dy (2) vite, të cilin dënim do ta mbaj pas 15 ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
I akuzuari H.H, në bazë të nenit 364, paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 të KPP të Republikës së Kosovës është liruar nga akuza për veprën penale Marrëveshjet për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tender, nga neni 309 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pasi që gjykata nuk ka gjetur prova se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
E dëmtuara Qeveria e Kosovës, për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest civil.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi, ankesa bëhet përmes kësaj Gjykate,për Gjykatën e Apelit në Prishtinë.