Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër dhjetë të pandehurve për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Kontrabandim me migrantë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit  kundër dhjetë të pandehurve për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Kontrabandim me migrantë

Prishtinë, 21 tetor 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krume të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve N.B, E.B, Q.S, G.K, N.T, M.S, A.H, L.H, M.A dhe B.U për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Kontrabandim me migrantë në bashkëkryerje nga neni 164 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës si dhe të pandehurit E.B dhe G.K edhe për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve N.B, E.B, Q.S, G.K, N.T, M.S, A.H, L.H, M.A dhe B.U e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin veç e veç.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilën dyshohet se janë kryer vepra penale  dhe me lënien në liri, ekziston rreziku i ikjes së tyre dhe do të pengohej rrjedha  e procedurës penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.