Është caktuar masa e paraburgimit kundër të pandehurit K.J për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhunë në familje

Është caktuar masa e paraburgimit  kundër të pandehurit K.J  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhunë në familje

Prishtinë, 12 shtator 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Podujevë, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit K.J për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhunë në familje nga neni 248 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit K.J  e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit  i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Gjyqtari i procedurës paraprake vlerësoi se bazuar në nenin 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1.2 pika 1.2.1 të KPPRK-së, caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti ngase procedura penale është në fazën e hetimeve, nëse i pandehuri gjendet në liri ekziston rreziku i ikjes së tij, po ashtu nëse i pandehuri gjenden në liri ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se i njëjti do të pengoj rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarën-dëshmitaren bashkëshorten e tij S.J dhe lënja e të pandehurit në liri mund të ndikoj edhe në dëshmitarët tjerë të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.