27.05.1967 – 26.08.2022
Prishtinë, 08.07.2022 – Sot ka ndërruar jetë Zyrtarja Ligjore e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Podujevë, Mihrije Krasniqi – Sheholli.
Mihrije Krasniqi – Sheholli ka lindur me datë 27.05.1967, në fshatin Kolevicë, Komuna e Prishtinës .
Me datë 01.01.2001 ka filluar punën si Sekretare Juridike në Gjykatën për Kundërvajtje në Podujevë të cilën detyrë e ka ushtruar deri në vitin 2017.
Nga data 27.12.2017 është avansuar në pozitën e Zyrtares Ligjore të cilën pozitë e ka ushtruar deri më sot datë 26.08.2022.
Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj.Albina Shabani Rama ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjeres, gjyqtarit mbikëqyrës të Degës në Podujevë z.Minir Hoti, si dhe gjithë stafit të gjykatës.