Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.G për veprën penale Hyrje në sistemet kompjuterike

Gjykata Themelore në Prishtinë ka  shpallur  aktgjykimin kundër të akuzuarit S.G për veprën penale Hyrje në sistemet kompjuterike

Prishtinë 25 gusht 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.G për shkak të veprës penale Hyrje në sistemet kompjuterike nga neni 339, paragrafi 2 lidhur me paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari S.G është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muaj, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 01.10.2021 e tutje si dhe dënim me gjobë në shumë prej dy mijë €uro (2000 €) €uro.

Me aktvendim të veçantë, PS.nr.32/22, i datës 20.08.2022, të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në fillimin e ekzekutimit të dënimit – sanksionit penal, pasi aktgjykimi është bërë i plotfuqishëm menjëherë meqë palët kanë hequr dorë nga e drejta e ankesës.