Kryetarja Shabani Rama ka pritur në takim Avokatin e Popullit z.Naim Qelaj

Kryetarja Shabani Rama ka pritur në takim Avokatin e Popullit z.Naim Qelaj

Prishtinë, 14 korrik 2022 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj.Albina Shabani Rama ka pritur në takim Avokatin e Popullit z.Naim Qelaj.

Qëllimi i këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve, në drejtim të avancimit të respektimit të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve.

Kryetarja Shabani Rama falënderoi z.Qelaj për vizitën dhe e njoftoj për angazhimin e gjykatës në raport me rritjen e efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës, po ashtu edhe me sfidat me të cilat po ballafaqohet gjykata për shkak të ngarkesës me lëndë, në raport me numrin më të vogël të gjyqtarëve si pasojë e të cilave po vie deri te vonesa e procedimit të lëndëve.

Në anën tjetër z.Qelaj shprehu gatishmërinë e tij për rritjen e bashkëpunimit me qëllim të zgjidhjes së rasteve të adresuara në Institucionin e Avokatit të Popullit, që kanë të bëjnë me punën e gjykatës.